Shqip

Mirë se vini në shoqërinë e transportit Mitteldeutscher Verkehrsverbund!

Nëse dëshironi të përdorni Signets_einfach_neu-01 në zonën që shërbehet nga Mitteldeutscher Verkehrsverbund, atëherë lexoni fillimisht disa informacione të rëndësishme. Shoqëria e transportit Mitteldeutscher Verkehrsverbund është bashkim i disa shoqërive transporti dhe mbulon qytetet Lajpcig dhe Halle si dhe distriktet Saale, Saksonia Veriore, Lajpciger Land, Altenburger Land si dhe Burgenland.

Karte_MDV_alban

E rëndësishme

Nëse dëshironi të udhëtoni me mjetet e transportit publik, atëherë duhet të jeni të pajisur me biletë. Në disa stacione biletën mund ta blini direkt nga automati i biletave. Biletat mund t’i blini edhe në pikat e shërbimit të shoqërive të transportit dhe në automatët e ndodhur brenda në disa automjete.

Jashtë qyteteve Halle dhe Lajpcig biletën duhet ta blini tek shoferi ose shoferja. Nëse nuk keni mundur ta blini biletën, duhet t’i drejtoheni menjëherë personelit të udhëtimit ose të shërbimit në automjet.

Fatorinot në linjat e transportit kontrollojnë nëse bileta është e vlefshme. Nëse kapeni pa biletë të vlefshme, atëherë duhet të paguani një gjobë në masën 60 euro dhe të paraqitni dokumentin e identifikimit.

Biletat

Të gjitha biletat vlejnë për Signets_einfach_neu-01. Për të gjitha këto mjete transporti ju nevojitet vetëm një biletë, pavarësisht se sa herë ndërroni mjetet e qarkullimit. Para se të udhëtoni informohuni lidhur me vlefshmërinë e biletës.

Biletat duhet të stamposen (timbrosen). Nëse përdorni tren, atëherë stamposeni (timbroseni) biletën në platformë. Nëse udhëtoni me tramvaj dhe autobus, atëherë stamposeni (timbroseni) biletën pasi të keni hyrë në mjetin e qarkullimit. Pajisja e stamposjes (timbrosjes) është e vendosur zakonisht pranë dyerve.

Biletat e blera në automjet janë të stamposura (timbrosura).

Fëmijët deri në moshën 6 vjeҫ (pa mbushur 6) udhëtojnë falas. Duke filluar nga mosha 6 vjeҫ fëmijët duhet të pajisen me biletë të vlefshme.

Ju rekomandojmë:

  • Bileta për një udhëtim (të vlefshme për 1 person) ose
  • Një biletë për 4 udhëtime (4 bileta njëudhëtimshe nga një biletë për person).
  • Biletë ditore – nëse udhëtoni më shumë se dy herë në ditë ia vlen një biletë ditore. Kjo biletë mund të blihet për 1 deri 5  persona. Kjo biletë është e vlefshme deri 24 orë pas stamposjes (timbrosjes).

Në fshatrat e vegjël ka një tarifë për shoqëritë urbane të atjeshme.

Ҫmimet e udhëtimit

Zona që shërbehet nga rrjeti ynë i transportit është e ndarë në zona tarifore dhe secila prej tyre ka një numër të caktuar. Këto zona tarifore shërbejnë për t’u informuar lidhur me ҫmimin. Listën me zonat tarifore mund ta gjeni në materialet informative „Tarifat e udhëtimit“ dhe „Planifikuesi i udhëtimit“, por edhe në faqen e internetit www.mdv.de. Çmimin e biletës mund ta nxirrni si më poshtë:

tarifzonen_ablesen-01

Përcaktoni rrugën.

Zgjidhni pikën e nisjes (Start) dhe destinacionin (Ziel).

 

tarifzonen_ablesen-02

Numëroni zonat tarifore përmes së cilave do të kaloni.

Niveli i ҫmimit të biletës varet nga numri i zonave tarifore përmes së cilave duhet të kaloni. Këtu duhen përfshirë gjithashtu edhe zonat në të cilat ndodhen pika e nisjes dhe destinacioni.

tarifzonen_ablesen-03

Në listën e tarifave të udhëtimit mund të gjeni ҫmimin e biletës duke u nisur nga niveli i ҫmimit dhe lloji i biletës që ju nevojitet.

o të kaloni nivelin 7 të ҫmimit, bileta e udhëtimit është automatikisht e vlefshme për të gjithë zonën që mbulohet nga rrjeti ynë i transportit.

Stacionet

Signets_einfach_neu-01 ndalojnë vetëm në stacionet e posaҫme. Ata nuk ndalojnë duke u bërë shenjë me dorë dhe as zbritja midis dy stacioneve nuk është e mundur.

Informacione dhe këshilla ndihmëse

  • Telefoni i shoqërisë së transportit MDV: 0341 91 35 35 91 (gjermanisht dhe anglisht); (e hënë-e enjte ora 7.30 deri 21.00; e shtunë/e dielë ora 8.00 deri 20.00)
  • post@mdv.de – Për pyetje dhe kërkesa me shkrim keni në dispozicion adresën e email-it.

 

Aplikacioni easy.GO për celularin tuaj

easy.GO është aplikacion falas për përdorim në shërbimin urban publik në Gjermaninë e Mesme (Mitteldeutschland). Me ndihmën e aplikacionit easy.GO mund të informoheni në ҫdo kohë online lidhur me planin e udhëtimit dhe lidhjet e mundshme. Gjithashtu  mund të blini online biletën përkatëse dhe ta shkarkoni atë në celularin tuaj. Nëse doni që me anë të aplikacionit të blini biletë, ju duhet një celular me kontratë me një nga operatorët gjermanë.

Aplikacioni  easy.GO mund të përdoret në gjuhën angleze. Për këtë duhet që celularin ta përdorni në gjuhën angleze.

Ky aplikacion është falas dhe mund të shkarkohet në Apple App Store, Google Play, Amazon App Shop dhe në Blackberry World.

easy.GO_buttons_appstore easy.GO_buttons_amazon easy.GO_buttons_webapp easy.GO_buttons_googleplay easy.GO_buttons_blackberry